
EVENTE
Në datën 23-25 Qershor 2025, në mjediset e Tati Space Center, është hapur ekspozita personale e arkitektit Andi Papastefani e titulluar “Në GJIROKASTËR duke u ngjitur dhe skicuar”. Ekspozita është pjesë e promovimit të librit të autorit me të njëjtin titull, i cili është i treti në kolanën e tij të librave me skica urbane, e para për qytetin e Tiranës, duke vazhduar më pas me qytetin historik të Beratit. Në këtë ekspozitë Andi Papastefani paraqet 64 vizatime nga qyteti i Gjirokastrës, të cilat janë pjesë e koleksionit të tij prej 123 vizatimesh të prezantuara në Libër. Një punë 3-vjeçare për të evidentuar 90 ndërtesa tradicionale dhe 10 ansamble urbane, pjesë të trashigimisë ndërtimore dhe kulturore të qytetit të Gjirokastrës, të Shqipërisë dhe të arkitekturës në përgjithësi. Ky libër koinçidon me 20 vjetorin e pranimit të Qytetit të Gjirokastrës në UNESCO, dhe sipas Papastefanit, është homazh për qytetin e siluetave të gdhendura në gur.
Edicioni i 6-të i Ekspozitave Online të Fotografisë në Tati Space Photography Center, me temën QYTETI NË VERË.
Kemi kënaqësine të prezantojmë edicionin e 5-të të Ekspozitave Online të Fotografisë në Tati Space, me temën QYTETI I GRAVE. Që në fillim të muajit Mars, përgjatë 3 muajve, hapëm thirrjen e hapur për pjesëmarrje në Ekspozitën e rradhës. E titulluam QYTETI I GRAVE sepse donim të shikonim sesi fotografia mund të përfaqësojë Universin Femëror në shoqërinë e sotme urbane….
Ditën e shtunë, dt 18 mars 2023, ora 11.00, në ambientet e TATI SPACE Photography Center, u hap Ekspozita Fotografike “ALBANIAN SCAPES -një udhëtim fotografik në peizazhin shqiptar”, me fotografi dhe printime nga Alketa Misja. Cikli është pjesë e projektit fotografik ALBANIAN SCAPES, i cili përfshin një hark kohor 2008-2022. Një pjesë e printimeve janë botuar në librin ALBANIAN SCAPES. Ndërsa një pjesë tjetër paraqiten për herë të parë në këtë ekspozitë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në 22 Prill, Dita Ndërkombëtare e Tokës.
Jemi të lumtur të prezantojmë Edicionin e 4-të të Ekspozitave të Fotografisë Online në Qendrën e Fotografisë TatìSpace, me temën: REALITETI URBAN (në syrin e arkitektit). Nga një numër i madh aplikimesh, kemi përzgjedhur 58 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës. Duke qenë se fotot konvergojnë në tema të ngjashme, kemi vendosur t'i paraqesim ato në kategori që janë: Kategoria 1- Qyteti dhe Mjedisi Natyror; Kategoria 2 -Qyteti si Mënyrë Jetese; Kategoria 3-Qyteti dhe Trashëgimia e tij; Kategoria 4- Qyteti dhe Drejtësia Sociale; Kategoria 5- Qyteti dhe Estetika e tij; Kategoria 6- Qyteti dhe Industria e Ndërtimit.