Rruga Sami Frashëri
Tirana, 1019
Albania

+355 672040073

Artikuj

Ftese per pjesemarrje ne Ekspoziten Fotografike Online me Temen QYTETI BARDHE E ZI

Tatì Space

TATÌ SPACE krijon mundësinë për të ekspozuar fotografinë tuaj në ekspozita në grup, me tema të ndryshme të ARKITEKTURËS dhe FOTOGRAFISË URBANE.

Tema e rradhës është “Qyteti BARDHË E ZI”

Qendra e Fotografisë TATÌ SPACE hap edicionin e 7-të të Ekspozitave të Fotografisë Online me temën:

QYTETI BARDHË E ZI

Fotografia bardhe e zi është forma më e Vjetër e fotografisë. E megjithatë ajo mbetet shumë moderne në ditët e sotme, pasi ofron disa interpretime. Disa artistë e vlerësojnë sepse në mungesë të ngjyrave, fotografia bardhë e zi është më e fuqishme për të përcjellë emocione. Disa të tjerë e përdorin fotografinë monokrome për tu kthyer në kohë dhe për të rievokuar kujtime. Disa të tjerë e përdorin për arsye thjesht estetike dhe grafike, pasi fotografia bardhë e zi ofron kontaste të forta dhe disa nuanca drite-hije. TATÌ SPACE fton të gjithë fotografët brenda dhe jashtë vendit, profesionist dhe amator, të marrin pjesë në Ekspozitën fotografike online me temën “QYTETI BARDHË E ZI”. Dorëzoni një Fotografi Urbane, ose një Seri të Qytetit tuaj në formatin bardhë e zi.

Pjesëmarrja është e lirë.

  • Fotot e përzgjedhura do të publikohen në Galerinë tonë online kushtuar Eventit në faqen e internetit TatìSpace.com

  • Fotografitë e përzgjedhura do të konsiderohen për tu publikuar në versionin e printuar në botimet e Qendrës së Fotografisë Tatì Space


Data e pundit dorëzimit 31 Maj 2024

Data e Publikimit ne Website 20 Qershor 2024


Udhëzime për fotografinë

Dorëzoni në emailin e mëposhtëm

  • Dërgoni një foto, ose nje seri fotografike (4-5 foto) në adresën e e-mailit: info@tatispace.com

  • Tek subjekti i e-mailit shkruani Temën e Ekspozitës (Qyteti në Verë)

  • Tek mesazhi shkruani: emri mbiemri (juaj), titulli (i fotografisë), vendi (ku është shkrepur fotografia), një përshkrim i shkurtër i fotos, linkun e websitetit tuaj ose social media juaj. 

Formati i Kërkuar

  • Madhësia: 72dpi, sRGB, 2500 px në brinjën më të gjatë

  • Emërtimi i files: EmriMbiemri_Titulli.jpg.

  • Save as.jpg, max quality


* Nëse fotografia nuk është formatuar si duhet, apo me gabime, ajo nuk mund të publikohet.

* TatìSpace nuk mund të publikojë fotografinë që nuk i përket temës së Ekspozites.

* Tatì Space ka autoritetin që të vendosi se cilët artistë do të përzgjidhen dhe do të marrin pjese ne Ekspozite, bazuar në Termat dhe Kushtet e këtij websiti.

 * Autori ka të drejtën e autorit dhe lejen për të përdorur fotot dhe autorizon Tatì Space t'i publikojë ato në faqen e internetit www.tatispace.com, në mediat e tij sociale dhe në Katalogun e printuar të Ekspozitës. 

* Katalogu i Ekspozitës do të printohet nga Blurb dhe do të jetë i disponueshëm në Librarinë Online Blurb

* Tati Space nuk ka fitim financiar nga publikimi i fotove pjesëmarrëse në Ekspozitën Online, në rrjetet sociale dhe nga shitja e katalogëve në Librarinë Online Blurb. Qëllimi i vetëm i eventit është të sjellë në vëmendje tema të ndryshme mbi arkitekturën dhe fotografinë urbane, për të krijuar një komunitet fotografësh, arkitektësh, dashamirës të fotografisë që janë të interesuar për këtë zhanër.

 
”We
Photo Contest Insider
We are listed with Photo Contest Deadlines