Gregory Crewdson në Muzeun e Fotografisë Marubi
Në Muzeun e Fotografisë Marubi në Shkodër, nga data 20 Dhjetor 2024 deri në 16 Mars 2025, është hapur Ekspozita “Eveningside” e fotografit amerikan Gregory Crewdson kuruar nga Jean-Charles Vergne. Projekti i ekspozitës është realizuar në bashkëpunim me Gallerie d’Italia – Muzeu i Intesa Sanpaolo falë mbështetjes së Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ekspozita është një mundësi e mirë për të parë nga afër fotografinë e Gregory Crewdson, i cili njihet për printimet në format të madh të skenave të ngjashme me ato kinematografike, ku çdo detaj është i menduar në imtësi dhe i planifikuar kohë më parë. Stili i tij skenik dhe gjendja misterioze që sjell në fotografinë e tij, e bën Gregory Crewdson të veçohet si një ndër figurat më të rëndësishme të artit pamor bashkëkohor.

Pamje e Ekspozitës “Eveningside” të Gregory Crewdson, në Muzeun Marubi. photo credit Tatì Space
Ekspozita “Eveningside” prezanton vepra nga tre seritë e krijuara midis viteve 2012 dhe 2022. Titulli i Ekspozitës është marrë nga seria e fundit e triologjisë që fillon me Katedralja e Pishave dhe Eklipsi i Tenjave.
Në imazhet e tij kinematografike, në shkallë të madhe, Gregory Crewdson eksploron kompleksitetin e jetës periferike, shpesh me një cilësi të frikshme ose surreale. Puna e tij merr frymëzim nga filmat, veçanërisht ato me temat e misterit, tjetërsimit dhe të çuditshmes. Skenat mund të duken të njohura - rrugë të zbrazëta periferike, shtëpi të qeta ose pyje të vetmuar - por aty ka gjithmonë diçka të zbrazët, si një ndjenjë frike që zien nga brenda.
Në qendër të filozofisë së Crewdson-it është ideja e kapjes së kompleksitetit të ekzistencës njerëzore. Puna e tij eksploron tema si izolimi, tjetërsimi dhe brishtësia e ëndrrës amerikane. Duke krijuar skena hiper-reale që përshkojnë kufirin midis realitetit dhe trillimit, ai i fton shikuesit të pyesin se çfarë është reale dhe çfarë imagjinare.
Disa nga veprat më të famshme të Crewdson përfshijnë Twilight (1998-2002) dhe Beneath the Roses (2003-2008), që të dyja paraqesin skena periferike me elementë të surrealizmit dhe misterit.
Ajo që më pëlqen tek vepra e Crewdson është universaliteti i veprës së tij. Ndonëse setimi i skenave bëhet në Amerikë, ato mund të jenë kudo, pasi ai zgjedh ambiente dhe props që nuk kanë kohë dhe vend. Periferia dhe qytetet gati të zbrazura mund të jenë fare mirë qytetet e vogla të Shqiptarisë të varfëruara nga mbyllja e industrive të mëdha. Periferia boshe mund të jetë periferia e qyteteve tona ku ka një lloj apatie dhe boshlleku shqetësues. Pa dyshim Gregory Crewdson është një ndër fotografët më inspirues me imazhet artistike që ndërton dhe temat sociale dhe psikologjike që trajton.
Vëmendja e përpiktë ndaj detajeve dhe aftësia për të kapur momente intense emocionale e veçon Gregory Crewdson, duke e bërë atë një mjeshtër të fotografisë moderne që eksploron tensionin midis realitetit dhe misteriozes.
Gregory Crewdson “Jim’s House of Shoes” (2021-2022)
Digital Pigment Print, image size 34,5 × 46 in
Pamje e Ekspozitës “Eveningside” të Gregory Crewdson, në Muzeun Marubi. photo credit Tatì Space